Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Basha: Dorëheqja e Tahirit, marrëveshje me Ramën. Qeveri antimafie dhe zgjedhje të lira e të ndershme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu, e ka cilësuar dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit si pjesë të marrëveshjes së Ramës me ish-ministrin.
“Lajmi i djeshëm i dorëheqjes së Saimir Tahirit duhet të ishte një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për vendin. Por në fakt është e kundërta. Është dëshmia e forcës së krimit dhe mafies shtetërore. Dorëzimi i mandatit është konfirmimi se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen e Samir Tahirit”, deklaroi Basha.
Ky do ishte një lajmi i mirë po të kishte ndodhur para gjashtë muajsh dorëheqja e Tahirit, atëherë kur e kërkoi Prokuroria, tha Basha duke shtuar se “Saimir Tahiri rezistoi, Edi Rama i ktheu deputetët e tij në gjyqtar për të mbrojtur Tahirin. Që kur Edi Rama e mbrojti nga kërkesa për arrest, Saimr Tahiri e shfrytëzoi imuniteti për atë që i duhej, për të shkatërruar provat kyçe”.
Kreu i opozitës, deklaroi gjithashtu se ajo që duhet është largimi i Ramës pasi sipas Bashës, është provuar si pengesa e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE. Basha e vuri theksin te tre lëvizje që sipas tij nis me largimin e Ramës, krijimin e një qeverie antimafia dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Ajo që duhet dhe i hap rrugë drejtësisë është largimi i Edi Ramës. vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës janë zgjidhja. Nuk ka BE me qeveri mafioze që vepron me kode të mafias. Prokuroria e kapur nuk vepron dot. Edi Rama është provuar tashmë si pengesa e vetme për Shqipërinë në BE. Ndaj Zgjidhja është largimi i tij, një qeveri antimafia dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.