Flash News

KRYESORE

Basha: Drejtësia është nëpërkëmbur, Vetingu është i marr fund me këtë qëndrim të Ramës

Basha: Drejtësia është nëpërkëmbur, Vetingu

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhejs me grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së.

Basha tha se Rama duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin.

“Parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë të bërë konform rregullave. As nuk ka të drejtë të kthehet në Gjykatë dhe të gjykojë provat. Kjo i takon gjykatës. Edi Rama po mbron Saimir Tahirin sepse është peng i lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit, i trafiqeve të drogës dhe sepse ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë i cili do të zbulojë edhe bashkëpunëtor të tjerë në kupolën qeveritare të krimit të organizuar. Ndaj po bën gjithçka për ta penguar këtë hetim”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se tashmë vendi në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale. “Drejtësia është e nëpërkëmbur është e kërcënuar. Vetingu është i marr fund me këtë qëndrim të Edi Ramës që e përdor për të kërcënuar prokurorët vetëm sepse guxojnë të hetojë saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë  totale kushtetuese, politike dhe morale. Mazhoranca moralisht e vdekur. Edi Rama de facto ka amrr fund si kryeministër”, nënvizoi Basha.

Kreu i demokratëve theksoi se opozita “jemi dhe do të jemi në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar për t’ju përgjigjur kësaj gjendjeje, kësaj krize të thellë të vendit”.

 

Të fundit