Flash News

KRYESORE

Basha i drejtohet socialistëve “të vërtetë”, Ruçi reagon në këtë formë

Basha i drejtohet socialistëve “të vërtetë”,

Punimet në Kuvend kanë vijuar deri pas orës 23:00, kur është votuar për buxhetin faktit, i cili ka kaluar vetëm me 73 votat e mazhorancës.

Pak më herët kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi sërish qeverinë se është e kapur për xhakete nga krimi.

Por kësaj here si apel për shpëtimin e vendit nga ky fenomen, kreu i PD-së iu drejtua elektoratit socialist.

“Shpëtimi do të vijë vetëm kur socialistët e vërtetë do të gjejnë fuqinë t’i flakin tutje”.

Menjëherë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka mbyllur mikrofonin Bashës.  

Si duket Ruçin e irritoi fakti që në fjalën e tij Basha tha se Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro për çdo rrugë droge nga Habilajt. 

Të fundit