Flash News

KRYESORE

Basha me drejtorin e Europol: Tronditëse shifrat e trafikimit të drogës

Basha me drejtorin e Europol: Tronditëse shifrat e trafikimit të

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha takoi sot drejtorin e Europol Rob Wainright. Duke kujtuar një 'raport të vjetër', punën për liberalizmin e vizave të shqiptarëve dhe lëvizjen e tyre të lirë në Europe, Basha e falenderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer. Sipas një njoftimi për shtyp të PD, Basha dhe Wainright ndanë shqetësimin e thellë për prodhimin dhe trafikimin tronditës të marijuanës në Shqipëri, kthimin e vendit në portë për tranzitimin e heroinës, si dhe një vend kryesor për pastrimin e parave. Fenomene që janë theksuar në raportin e fundit të Europol.

Basha e njohu drejtuesin e lartë të Europol me planin e PD për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme për të ndaluar prodhimin e trafikimin e drogës. Kreu i opozitës diskutoi me shefin e Europol mundësinë e vendosjes së protokollit për bashkëpunim të shpejtë në lidhje me verifikimin e shenjave të gishtërinjve me qëllim zbatimin efikas të ligjit të dekriminalizimit, si dhe në luftën ndaj krimit të organizuar e trafikantëve të drogës. Wainright ofroi mbështetjen e tij për këtë projekt si dhe për hetimin dhe gjurmimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë, të përfituara nga trafiqet dhe korrupsioni. Wainright ishte i pranishëm në punimet e samitit të PPE sot, ku Europol mori çmim për merita në luftën ndaj krimit.​

Të fundit