Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ka ndodhur që i kam takuar izraelitët e firmës konsulente që ka pajtuar Basha për t'i ndërtuar imazhin publik në vijim. Duhet thënë se, ajo që bën kryetari i PD është rrugë normale që ndjekin të gjithë politikanët profesionistë në botë, siç edhe të tria partitë kryesore në Shqipëri. Politikës dhe biznesit të nivelit të lartë i nevojitet konsulenca në komunikim publik dhe kjo qasje tashmë bën pjesë në doing business.
Mbaj mend t'u kem thënë se, konsulta e komunikimit publik ka shumë variabla por, në finale, një gjë duhet patur parasysh: të bërit politikë mund të jetë art global, por antropologjia është lokale. Më shkoqur: pasi ta marrin vesh se cili është Basha duhet të kuptojnë se kush janë shqiptarët (publiku i tij). Para tekstit të pr-it duhet patur parasysh konteksti, pra rrethanat dhe vetëdija lokale. Ajo që funksionon në Amerikë apo Izrael, nuk mund të bëjë dritë edhe në Shqipëri, duke qenë se kombet kanë zhvillime krejt të ndryshme shoqërore, historike dhe politike.
MAGA për shembull, (Make America Great Again) funksionon në Amerikë, sepse ShBA-të janë një vend i madh, apo ka qenë i tillë. MAGA tjetër (Make Albania Great Again) është vetëm një përpjekje qesharake për përputhje. Që nga vaji i Vaso Pashë Shkodranit 'o moj Shqypni, e mjera Shqypni, kush të ka qitë me krye në hi!", Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë vend i madh dhe as i shkëlqyr. Kjo ishte përpjekja e kohës së çadrës kur z. Basha konsultohej nga 'këshilltarë mizerabël'. Sipas Doktor Berishës.
Një fletë nga libri i Trumpit duket se ishte 'grisur' edhe në spotin më të ri që Basha shpërndau sot në faqen zyrare në Facebook. Slogani apo fraza 'shqiptarët të parët' është përkthim i 'Amerika e para' (America first) e fushatës së kandidatit presidencial Trump në zgjedhjet e vitit 2016.
Izraelitët, por edhe ndihmësit e tyre lokalë në Tiranë që punojnë me ta, duhet të kuptojnë atë pakogjë aq thelbësore: Nuk jemi në vitin 2005, dhe Lulzim Basha nuk është politikani i ri i asokohe. Basha nuk duhet shpikur dhe aq më pak rishpikur. Publiku nuk do ta kapërdijë dot as njërën dhe as tjetrën. Kështuqë pr-i, ndoshta, do duhej përqendruar te Lulzim Basha ashtu siç është dhe ashtu siç perceptohet, duke punuar me dy mitologji të kundërta. Mitologjinë negative dhe pozitive të Bashës. Me qëllim përmbysjen e njërës dhe theksimin e tjetrës. Çdo përpjekje për të marrë Bashën për dore e për të çuar mbrapsht te abc-ja e komunikimit politik është një foshnjëri profesionale, apo një punë e bërë sa për të marrë honorarin e shërbimit.
Spoti me konsumimin e kafesë në një bar nuk është ide e keqe në vetvete, por ndërtimi i imazhit në një vend të vogël si Shqipëria, 'ku të gjithë njihemi', bëhet mbi një gjë reale dhe jo mbi një artific publicitar, si psh në një vend 400 milionësh si Amerika. Basha duhej të ishte parë të paktën 6 muajt e fundit duke e marrë kafenë te një bar rrugës për në zyrë, dhe mbi këtë 'imazh të ri' të tij të ndërtohej një spot. Basha nuk mund të 'trafikohet' si një burrë i së 'përditshmes së kryeqytetit' kur përditë ai shihet vetëm në TV dhe asnjëherë në rrugë.
Sa kohë dy imazhet, ai real dhe ai i spotit 'kërcasin', të bësh 'publicitet' me 'përunjësinë' është tallje, si me personazhin e reklamës ashtu dhe me publikun.
Basha është një burrë konservator, kreu i një partie konservatore dhe ka shumë shenja të konservatorizmit në tipologji. Në këtë plan atij i duhet të imitojë Berishën, paraardhësin dhe mentorin e tij. Berisha e ndërtoi të gjithë 'alter egon' publiko-politike mbi profilin personal. Qeverisja e fillimit (1992-1996) e nxori Presidentin e parë paskomunist si një njeri të pakorruptuar në perceptimin publik. Në 2005 (me duar të pastra!) ky ishte fondamenti i fushatës së rikthimit në pushtet (duke lexuar edhe kontekstin e një qeverie socialiste të zhytur në korrupsion). Një burrë tradicional, i lidhur fort me gruan dhe familjen, me një jetë spartane dhe orë të gjata në zyrë, ishte kolona tjetër ku mbahej profili publik i Berishës që takohej pikë më pikë me realitetin.
Megjithëse Berisha dhe e djathta nuk mundën kurrë të ishin spektakolarë dhe përmbysës në komunikim publik, ish-kryeministri pati instinktin e fortë politik dhe leximet e shumta për të kuptuar se ai nuk duhej rishpikur, por përforcuar apo përqendruar.
Përpjekja për të rishpikur pasardhësin e tij dhe për të shitur një Bashë 'të bërë', do të jetë e pasuksesshme dhe dëmtuese për imazhin e kryetarit të PD. Vetëm Basha ashtu siç është, duke i përforcuar mitet pozitive dhe duke i zbehur ato negative është rruga për te një ndërtesë imazhi që mban dhe reflekton.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38