Flash News

KRYESORE

Basha me dy premtime të mëdha në Dibër: Rruga e Arbërit përfundon në dy vite; hapim universitetin

Basha me dy premtime të mëdha në Dibër: Rruga e Arbërit

Lulzim Basha ka bërë dy premtime të mëdha në Dibër si pjesë e programit të Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme.

Kryedemokrati u premtoi dibranëve se do të përfundojë Rrugën e Arbërit brenda dy viteve, si dhe do të hapë universitetin ku do të shkollohen të rinjtë e këtij qarku.

Basha akuzoi Ramën se në katër vite nuk hodhi një lopatë për Rrugën e Arbërit, ndonëse e premtoi dy herë, në zgjedhjet e 2013-ës dhe në ato të 2015-ës. Kreu i opozitës theksoi se ky projekt është realizueshëm brenda dy viteve të qeverisë Basha, pasi kaq iu desh për të ndërtuar edhe Rrugën e Kombit.

Basha komenton nga Dibra rikonstruksionin e sheshit ‘Skënderbej’: Kanë bërë një kodër me pllaka, kushtoi sa buxheti juaj në 5 vite

Të fundit