Flash News

KRYESORE

Basha: E ardhmja nuk i takon Ramës, u takon qytetarëve. Ky është shansi i fundit...

Basha: E ardhmja nuk i takon Ramës, u takon qytetarëve. Ky

Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari I PD, Lulzim Basha u ndal edhe në marrëdhëniet me vendet fqinje. Me Italinë dha kryeopozitari Basha marrëdhëniet kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa me Greqinë ato janë në nivel zero. Sipas tij në vend të tyre, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Greqinë. “Rama 1 është qeveria që marrëdhëniet me dy partnerët kryesorë tregtarë, ekonomik dhe politik të vendit Italinë dhe Greqinë i ka kthyer në nivelin e kohës së komunizmit. Marrëdhëniet me Italinë kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa ato me Greqinë kanë qenë zero, saqë për herë të parë në vitet e tranzicionit nuk ka patuar as këmbim vizitash në nivel kryeministri Greqi –Shqipëri. Në vend të tyre Rama 1 vuri si prioritet marrëdhëniet më Serbinë, por që edhe atë përvec batutave me Vucic nuk kanë sjellë asnjë efekt, madje as zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, që Serbia e mban të bllokuar”, Tha Basha.

Gjithashtu, në fund të fjalës së tij, Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen kundër qeverisë, pasi ajo nuk përfaqëson vendin por krimin. Ai pohoi se duhet t’i jepet fund kësaj qeverie ‘kalbësirë’.  Mes të tjerash ai u ndaj edhe tej kjo qeveri deri më tani nuk ka bërë asgjë për shqiptarë, përveç eksodit: “Nëse nuk ndodh asnjë, nëse kjo asamble nuk ia kthen gjerat e vjedhura popullit, atëherë atij i lind e drejta që të shqyejë dyert e gjirizit dhe të marrë përpara këtë gjendje të së keqes së fryhet në kurriz të kësaj Shqipërie. Ky është shansi i fundit. Ndaj PD propozon një paketë masash për reformën zgjedhore. Nëse lojërat e kartelit kriminal vazhdojnë na lind e drejta që t’i prijmë shembjes me çdo kusht e çdo mjet tjetër të kësaj kalbësirë që përfaqëson republikën e krimit. E ardhmja nuk të takon ty. E ardhmja u takon qytetarëve”, tha Basha në përfundim të fjalë së tij në Kuvend, gjatë dikutimit të programit të qeverisë “Rama 2”.

 

Të fundit