Flash News

KRYESORE

Basha e konsideron të vdekur, Rama kërkon respektim të marrëveshjes së 18 majit

Basha e konsideron të vdekur, Rama kërkon respektim të

Këtë të enjte në parlament do të kthehet debati për reformën zgjedhore, ku pjesë e diskutimeve do të bëhen dhe deputetë të Partisë Socialiste. Rama ka kërkuar prej tyre që të  shmangin përplasjet më deputetët e opozitës dhe mes tyre të ketë debat konstruktiv.

Të respektohen qëndrimet e qytetarëve dhe të ruhet marrëveshja e 18 majit këto ka kërkuar Rama në mbledhjet më ministrat, grupin parlamentarë dhe kryesinë.

“Të respektohet marrëveshja e 18 majit me opozitën. Zhvilloni debat konstruktiv, shmangni përplasjet në Parlament” është shprehur Rama.

Deklarata e Ramës vjen pasi kryedomokrati Basha e ka konsideruar të vdekur marrëveshjen e 18 majit, madje në mbledhjen e sotme të grupit parlamentare të PD-së mësohet se ai është shprehur se nuk do të ketë konsensus me qeverinë “Rama2”.

 

Të fundit