Flash News

KRYESORE

Basha e nis ditën i frymëzuar nga të rinjtë... në 5 të pasdites

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, kohët e fundit po bën përpjekje të ndërtojë një imazh të ri të tijin apo qoftë edhe një mënyrë të re të paraqitjes para shqiptarëve.  Tanimë e shohim më shumë mes njerëzve, me spote të ndërtuara mirë nga ana e imazhit apo edhe në takime të grupeve të veçanta si ky që publikoi ditën e sotme.

Basha njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale se është takuar me disa të rinj që iu përgjigjen në instagram. Në postimin e tij Basha bën një ‘lapsus’ konceptual. Ai e shpërndan foton në orën 17:00 të pasdites, ndërkohë që njofton se e ka nisur ditën i frymëzuar nga të rinjtë.

Nuk e dimë nëse Basha e ka nisur ditën në 5 të pasdites apo thjesht e ka shtyrë postimin e fotos që prej mëngjesit.  Detaj ky që herë tjetër duhet parë me kujdes.

Postimi i plotë i Bashës

“Ne do të punojmë pareshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.

Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se "ç'vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit".

Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

#PotëDëgjoj

Të fundit