Flash News

KRYESORE

Basha: Ekonomia pritet të tkurret me 9%, Ramavirusi pagoi oligarkët me paratë e shqiptarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaron se ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 9%, teksa iu referua të dhënave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas së cilës Shqipëria mund të ketë rënie 3 herë më të madhe se Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, shkruan Basha në twitter.

Të fundit