Flash News

KRYESORE

Basha: Falë meje dhe PD-së Gjermania transformoi ‘Jo-në’ në ‘Po’

Basha: Falë meje dhe PD-së Gjermania transformoi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë nga selia blu deklaroi se PD punoi fort për të bindur Gjermaninë t’i thotë ‘po’ negociatave me Shqipërinë.

"Nuk është ajo që kemi dëshiruar, por do të ishte gënjeshtër nëse do të thonim se nuk e prisnim. PD-ja dhe unë personalisht kemi punuar fort për negociatat. Ne u munduam të bindim Merkel të transformojë ‘Jo-në’ për të bindur miqtë tanë gjermanë të Merkel për ta transformuar 'JO'-në e tyre.

Kushtet ishin 5, u bënë 7, u bënë 9, sepse Shqipëria po bën hapa prapa. Dy kushtet e reja të Bundestagut kanë të bëjnë me procedimin penal të personave për blerjen e votave dhe zgjedhje sipas një kodi të miratuar me konsensusin e forcave politike. Shkaku është se kryeministri aktual vuri fatin e tij, të kriminelëve dhe oligarkëve të tij mbi fatin europian të Shqipërisë”-tha Basha.

Të fundit