Flash News

KRYESORE

Basha falënderon ekipet e shpëtimit dhe median për punën e palodhur

Basha falënderon ekipet e shpëtimit dhe median për punën e

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka falënderuar ekipet e shpëtim-kërkimit dhe gazetarët për punën e palodhur, ndërsa Shqipëria është goditur nga një tërmet që ka shkaktuar dëme të mëdha.

“I inkurajoj të gjithë ata që punojnë për të nxjerrë nga rrënojat. Kemi shpresë që një djalë 25 vjeçar të dalë gjallë. Dua të falënderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do e kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, tha Basha.

Ai foli edhe për gjendjen e jashtëzakonshme dhe për faktin se kryeministri Edi Rama nuk e ka shpallur ende.

“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen sot nuk është dita për të drejtuar gishtin por edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden, falënderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, edhe Aleanca për Tetarin ka sjellë”, tha kreu i opozitës.

Të fundit