Flash News

KRYESORE

Basha falenderon qytetarët që protestuan: Hapët një horizont shprese për të gjithë

Një ditë pas protestës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar qytetarët të cilët ju përgjigjën thirrjes së opozitës për t’ju bashkuar protestës së 27 janarit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Mesazhi i protestës së djeshme ishte se shumica dërrmuese e shqiptarëve e refuzojnë qeverinë e bandës, e drogës që është shkak i varfërisë, i gjendjes ku ndodhen sot të gjithë shqiptarët. Është po ashtu mesazh që shqiptarët nuk e ulin më kokën dhe një mesazh i fuqishëm për opozitën për një qeveri antimafia”, u shpreh Basha në një prononcim për mediat nga selia blu.

Duke e cilësuar protestën e djeshme si një betejë madhështore të fituar nga shqiptarët, kryedemokrati theksoi se opozita do ta vazhdojmë këtë luftë, ditë për ditë, bashkë me qytetarët, për të arritur fitoren e kësaj kauzë.

“Shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh revolte, refuzimi, papajtueshmërie me qeverinë e krimit, por edhe një mesazh shprese se Shqipëria do të bëhet. Kjo është fitorja e ditës së djeshme. Dje hapët një horizont shprese për gjithë”, tha Basha.

 

Të fundit