Flash News

KRYESORE

Basha falënderon vëzhguesit ndërkombëtarë: Vërtetuan të gjitha denoncimet tona

Basha falënderon vëzhguesit ndërkombëtarë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falënderuar vëzhguesit e ODIHR, të cilët vërtetuan se votimet ishin të paligjshme. Në konferencë për shtyp, lideri i demokratëve tha se raporti tregoi se 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë

“Votime pa zgjedhje; Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve;    Mos funksionim gjykatash; Vendime të gabuara të KQZ-së; Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.

Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Farsa dështoi.”, deklaroi Basha.

Ai shtoi se PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori

“Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.”, u shpreh ai.

Të fundit