Flash News

KRYESORE

Basha: Fillimisht diskutime me biznesin, pastaj aksion kundër tvsh-së

Basha: Fillimisht diskutime me biznesin, pastaj aksion kundër tvsh-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur edhe një herë tjetër kundërshtinë ndaj vendimit të qeverisë për të vendosur tvsh-në për bizneset e vogla. Duke e konsideruar shkatërrimtar këtë vendim, Basha foli për propozimet e demokratëve për këtë çështje.

Nga fjala e kryeopozitarit kuptohet se tani nuk do të ketë protesta për këtë çështje, por fillimisht do të diskutohet me biznesin e vogël dhe më pas do të merren hapa për aksionin opozitar.

“Shteti nuk do të fitojë asgjë. Shteti në radhë të parë duhet të rrisë administratën tatimore që të menaxhojë këtë proces dhe të ballafaqohet me një volum pune që është pesëfishi i asaj që kryen sot. E gjitha kjo për të vjelur më pak se 2% të tvsh-së, mbi 90% e tvsh-së vjen nga maja e piramidës, nga biznesi i madh. Zgjidhjen ne e kemi formuluar para fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Zgjidhja është rritja e kufirit të biznesit të vogël në 12 milionë lekë të reja xhiro, e cila mundëson që askush nga biznesi i vogël të mos ketë motivim të shtypë butonin e kuponit tatimor. Hapi i dytë është vendosja e pullës fiskale në derën e biznesit të vogël. Ne do të nisim një tur takimesh me biznesin e vogël për t’i pyetur për qëndrimet e tyre në raport me këtë iniciativë që ne e konsiderojmë shkatërrimtare dhe për të caktuar hapat e tjera të aksionit tonë politikë sa i përket futjes së tvsh-së”, tha Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu.

Biznesi i vogël: TVSH-ja do të na fundosë, rrezikohen 150 mijë të vetëpunësuar

Basha kërkesë Donald Lu-së: Ka ardhur koha të flasësh me emra

Të fundit