Flash News

KRYESORE

Basha flet me emra: Duam të dimë kur do dalin para drejtësisë këta zyrtarë

Basha flet me emra: Duam të dimë kur do dalin para

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur me emra konkret duke ngritur pyetjen se kur këta persona do të vihen para drejtësisë.

Basha përmendi emrat e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit apo edhe Damian Gjiknurit duke thënë se pa funksionuar drejtësia në këto raste flagrante të denoncuara me fakte nga opozita, sipas tij, nuk ka drejtësi.

“Ne duam të dimë kur do të dal Saimir Tahiri para drejtësisë? I akuzuar nga antimafia italiane si njeriu kyç i drogës dhe trafikut të drogës kur ishte ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edi Ramës.

Ne duam të dimë kur do të kapen dhe kur do të vihen para drejtësisë kokat e policisë, drejtorët në arrati të kupolës së Policisë së Shtetit po kështu të akuzuar si pjesëmarrës drejtpërdrejt të trafikut të drogës dhe bashkëpunimit me organizatat kriminale.

Ne duam të dimë se kur do dal para drejtësisë Vangjush Dako, i akuzuar se ka bërë pazare dhe shkëmbime në këmbim të vjedhjes së votave me tenderat dhe koncensionet në bashkinë e Durrësit dhe më gjerë.

Ne duam të dimë se kur do dal para drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjës ballkanike të heroinës.

Ne duam të dimë se kur do se kur do kapen anëtarët e pa kapur të bandës Habilaj. Kur do kapet Klment Balili?

Ne duam të dimë se kur do para drejtësisë dhe kur do hetohet Damian Gjiknuri, i akuzuar publikisht se ka bërë pazare me banditët në shkëmbim të skemës së blerjes së votave që në zgjedhjet e Dibrës e deri në zgjedhjet më të fundit në Vlorë dhe pjesë të tjera të vendit”, deklaroi Basha.

Këto janë çështjet që ne nuk mund të lejojmë kurrsesi as të harrohen dhe as të anashkalohen, theksoi kreu i opozitës.

“Pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia në këto raste flagrante të denoncuara me fakte nga opozita nuk ka drejtësi, por ka vetëm propagandë, ka farsë dhe kjo përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për vendin. Kjo do të thotë që më së fundmi narkoshteti i ka shtrirë dhe tentakulat e veta tek drejtësia duke pamundësuar drejtësinë e barabartë para ligjit për këdo, duke mbrojtur dhe duke fshehur përgjegjësitë penale të njerëzve me pushtet dhe pushtetarëve të lidhur me krimin”, u shpreh Basha.

Të fundit