Flash News

KRYESORE

Basha flet për drekat dhe darkat ku merren vendimet e qeverisë: Këta janë pengmarrësit e mazhorancës

Basha flet për drekat dhe darkat ku merren vendimet e qeverisë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar foli për darka ku sipas tij merren vendimet më të rëndësishme për vendin deh që ata që fitojnë gjithmonë janë një grup njerëzish të afërt të kreut të qeverisë.

“Vendimet më të rëndësishme të vendit për politikën, për ekonominë, për të ardhmen e vendit, merren në dreka dhe darka private në lokale luksoze mes alkoolit dhe argëtimit të mbrapshtë. Në këto darka vidhet dhe dhunohet Shqipëria. Vritet e ardhmja e shqiptarëve. Në këto darka një grusht kanibalësh politikë dhe ekonomike ushqehen me pasuritë e Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Më tej, kreu i demokratëve përmendi me emra ata të cilët ai i quan si pengmarrësit e qeverisë. Basha përmedni Ahmetajn, Gjiknurin, Veliajn, Dakon dhe Sejdinin.

“Pengmarrësi tjetër i kësaj qeverie është Ahmetaj i cili me inceneratorët qindra milionë euroshe, po zhvat buxhetin dhe po helmon njerëzit e thjeshtë.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri që bashkë me aferat qindra milionëshe të energjisë dhe naftës është kapur në bashkëpunim flagrant me narkotrafikantët për vjedhjen e votave dhe tjetërsimin e rezultatit zgjedhor.

Është Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklaht, bleu prokurorinë dhe tani e ka shndërruar Tiranën në lavatricen gjigante të pastrimit të parave të pista.

Është Dako i bandave të Durrësit, simboli i kryebashkiakut mafioz që po rrënon qytetin dhe qytetarët e Durrësit për të mbushur xhepat e tij, të banditëve me të cilët vjedh vota dhe natyrisht të Edi Ramës.

Është Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët dhe sulmon policinë.

Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë çdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit”, tha Basha.

Të fundit