Flash News

KRYESORE

Basha flet për reformën zgjedhore: Plani i PD për të vështirësuar shitblerjen e votës

Basha flet për reformën zgjedhore: Plani i PD për të

Kryedemokrati Lulzim Basha, nën moton po të dëgjoj", ka nisur një  bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social "Facebook".

I pyetur nga një qytetar lidhur me votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme, Basha tha se ky është një nga prioritetet e opozitës së bashkuar.

Kryedemokrati theksoi se përmes këtij votimi shitblerja e votës do të bëhet e vështirë, duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

“ Votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore. Janë një nga pikat e programit të punës. Ne kemi parë në dhjetor se si mund të ndërtohet një sistem për votimin elektronik relativisht brenda një kohe të shkurtër, një sistem i thjeshtë, i cili mund të mos e eleminojë, por do ta bëjë shumë më të vështirë procesin e shitblerjes së votës apo të identifikimit të mënyrës se si kanë votuar zgjedhësit.

Pra do ta bëjë shumë më të lehtë për qytetarët që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar nga paratë e pista apo nga krimi. Po, votimi elektronik, numërimi elektronik por edhe identifikimi biometrik, janë dhe mbeten prioritete për ne në Reformën Zgjedhore. Ne duam dhe do të bëjmë gjithçka që në zgjedhjet e ardhshme të përdoret teknologjia dhe shqiptarët të votojnë në mënyrë sa më të sigurtë”, tha Basha.

Basha nuk premton Shëndetësi falas: Çdo gjë e ka një kosto. Edi Rama mashtron

Të fundit