Flash News

KRYESORE

Basha flet për herë të parë pas kritikave të Berishës: Dilema u shua...

Basha flet për herë të parë pas kritikave të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas kritikave të bëra nga ish-kryetari Sali Berisha. Në emisionin ‘Opinion’, Basha tha se e ka lexuar të plotë intervistën e Berishës dhe se ajo do i shërbejë për reflektim.

Sipas Bashës, me atë intervistë, Berisha u ka hequr të gjithëve dyshimin se kush e drejton realisht partinë.

“Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive. E kam lexuar të plotë dhe ka marrë vëmendjen që duhet të merrte. Është një intervistë që shërben për një reflektim për hapat që duhet të hedhim duke filluar nga kjo javë, për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e kërkon vendi... Një dilemë, që zoti Berisha mendoj se ua ka bërë të qartë...(kush e drejton partinë) Mendoj se ishte një intervistë analitike, racionale dhe mjaft e qartë. Unë nuk distancohem nga Berisha për një aryse të thjeshtë: Ne jemi investime politike të lidershipit të Sali Berishës. Jo vetëm për ne, por edhe për Edi Ramën, Sali Berisha ka qenë një shkollë politike”, tha Basha.

Numri një i demokratëve theksoi se Edi Rama që prej ditës së parë të zgjedhjes së tij në krye të PD-së, është investuar për të tretur autoritetin e tij, por kjo mori fund me intervistën e Berishës.

Të fundit