Flash News

KRYESORE

Basha fton shqiptarët në protestë: Në shesh për fëmijët, asnjë hap pas!

Basha fton shqiptarët në protestë: Në shesh për

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha i ka bërë ftesë shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e sotme të opozitës për të ardhmen e fëmijëve dhe çdo shqiptari. Nëpërmjet një spoti, ai u paraqet qytetarëve arsyen se përse sot duhet që të jenë në shesh.

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurt, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirë se vini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkroi ai në Facebook

Të fundit