Flash News

KRYESORE

Basha garanton procesin: Çdo demokrat ka mundësi të kontribuojë

Basha garanton procesin: Çdo demokrat ka mundësi të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, ka folur sa i takon diskutimeve të zhvilluar gjatë mbledhjes së kryesisë.

Basha i cilësoi diskutimet si jashtëzakonisht të frytshme teksa u shpreh se ka pasur edhe mendime kritike por, sipas tij ‘pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet tek vendimet që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të kryesisë”.

Teksa falënderoi anëtarët e kryesisë për angazhimin si dhe anëtarët për procesin e analizës së zhvilluar, Basha tha se “shqiptarët e shohin këtë jo thjeshtë si një proces brenda Partisë Demokratike por si procesin nga i cili do të lind një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptarë”.

Kryesia ka miratuar vendime, u shpreh Basha, që do ti japin mundësi çdo demokrati që të kontribuojë në këtë proces.

Të fundit