Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha gati për bashkëpunim me LSI: Reforma zgjedhore është urgjencë absolute, Edi Rama nuk e do
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha e ka konsideruar urgjencë absolute kryerjen e reformës zgjedhore në Shqipëri. Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me çdo forcë politike që është në opozitë me qeverinë, duke i hapur derën LSI-së.
“Reforma zgjedhore është urgjencë absolute. Brenda javës do të nisë konsultimet me aleatët opozitarë të PD-së, si dhe do të eksplorojmë qëndrimet e përbashkëta me çdo forcë politike që është në opozitë me qeverinë e ardhur në aleancë me krimin”, u shpreh Basha.
Sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama se reforma zgjedhore do të bëhet bazuar në marrëveshjen e 18 majit, Basha tha se ajo marrëveshje ka vdekur pasi kryeministri shkeli thelbin e saj, votën e lirë të qytetarëve.
Kreu i opozitës tha se Rama nuk e do reformën zgjedhore për arsye se ai është sot kryeministër prej blerjes së votave.
“Ky është cirk, nuk është thelbi. Ai pretendon se ka marrëveshje, s’ka marrëveshje për një arsye të thjeshtë se marrëveshjen e shkeli. Marrëveshja kishte në thelb votën e lirë, çfarë bëri më 25 qershor? Bleu, dhunoi votën e shqiptarëve. Ky është një cirk. Qëndrimi im dhe i PD-së për marrëveshjen e 18 majit është bërë i ditur në seancën e parë të Kuvendit. Marrëveshja vdiq sepse Edi Rama shkeli thelbin. Bleu vota sa deshi, angazhoi kriminelët sa deshi. Reforma zgjedhore është domosdoshmëri për vendin.
Të mendosh se Edi Rama do reformë zgjedhore, kjo është një gënjeshtër e pastër, sepse është falë blerjes së votës që Edi Rama është kryeministër”, tha Basha.
Pyetje: Z. Basha, çfarë vendimesh u morën në grup?
Basha: Në grup kemi diskutuar me shqetësim të thellë për situatën në Shkozë. Eshtë një sjellje jo prej qeverie, por prej pushtuesi, ku 153 familje të cilave u ishte premtuar gjatë fushatës nga kjo forcë politike dhe ky kryeministër, legalizim dhe shpronësim, me vlerë sipas tregut, sot ju shemben shtëpitë dhe nxirren në mes të katër rrugëve. Edhe një familje do të ishte dramë. Janë 153 familje dhe ky është treguesi më i qartë se; çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës.
Ndërkohë që mbahet ky qëndrim për 153 familje, për qindra qytetarë shqiptarë nga fëmijët të vegjël e deri tek të moshuarit, i keni parë vetë, tjetër qëndrim mbahet për bandat, pasuria e të cilave, qarkullimi i të cilave është i garantuar edhe kur godasin makinat e policies, siç ndodhi në Elbasan. Pse? Sepse këto banda në Elbasan, siç e dinë të gjithë banorët e Elbasanit, ishin në krah të Edi Ramës për zgjedhjet e 25 Qershorit. Dhe ky është thelbi i problemit. Një qeveri e cila nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, nuk është përgjegjëse para qytetarëve. Një qeveri që ka ardhur me lekët e pista të krimit nuk e godet krimin, por e mbron atë edhe kur krimi godet policinë.
Ndaj, kemi diskutuar përsëri në detaje për hapin e parë që duhet hedhur për shembjen e këtij sistemi të kalbur politik, të këtij karteli politiko–kriminal, ky hap, janë zgjedhjet.
Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve në Shqipëri, do të vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë Amin kriminelëve, bandave, ndërkohë që godasin qytetarët. Pse?
Sepse nuk e kanë të lidhur fatin e tyre me qytetarët.
Reforma zgjedhore është urgjencë absolute. Duke filluar që nga kjo javë, ne do të nisim konsultimet politike për t’i shtrirë ato pastaj edhe në rrafshin e konsultimeve me qytetarët, me intelektualët, me grupet e interesit. Brenda javës do të nisë konsultimi me aleatët opozitarë të Partisë Demokratike, si dhe do të eksplorojmë qëndrime të përbashkëta, me çdo forcë tjetër politike që është në opozitë me qeverinë e ardhur në aleancë me krimin dhe që sot i bën temena krimit dhe godet qytetarët.
Pyetje: Z.Basha, por kryeministri Rama dje tha që reforma zgjedhore duhe të bëhet sipas marrëveshjes së 18 majit. Ju, nga ana tjetër, thoni që kjo marrëveshje ka vdekur praktikisht?
Basha: Ky është cirk, ky nuk është thelbi. Ai do të pretendojë se ka marrëveshje. S’ka marrëveshje për një arsye të thjeshtë, se marrëveshjen e shkeli. Marrëveshja çfarë kishte në thelb? Votën e lirë. Çfarë bëri më 25 qershor? Bleu, dhunoi votën e shqiptarëve. Kjo i jep fund marrëveshjes. Ndaj ky është një cirk dhe unë ju ftoj të mos harxhoni shumë kohë me cirkun.
Qëndrimi im dhe i Partisë Demorkatike për marrëveshjen e 18 majit është shprehur qartësisht në seancën e parë në Parlament. Kush vazhdon të merret me “e lagu, s’e lagu”, nuk bën gjë tjetër, nuk i shërben interesit publik, por i shërben tymnajës që Edi Rama do të krijojë.
Thelbi është: marrëveshja vdiq sepse Edi Rama shkeli thelbin e marrëveshjes, bleu vota sa deshi, angazhoi kriminelët sa deshi. Këto janë faktet, këto i di unë, i dini ju, i di edhe Edi Rama.
Prandaj le të merremi me thelbin. Reforma zgjedhore është domosdoshmëri për vendin; dhënia fund e manipulimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve, dhënia fund shit-blerjes së votës; dhënia fund e rolit të kriminelëve të cilët janë ata që na caktojnë qeveritë, prandaj sillen qeveritë si kriminelë me shqiptarët dhe sillen si aleatë me krimin. Ky është prioriteti. Dhe në këtë rrafsh përtej deklaratave dhe qëndrimeve tona që i japin zë mllefit dhe dëshpërimit popullor, ne po lëvizim edhe në planin e zgjidhjeve, duke ofruar nisjen e reformës zgjedhore si domosdoshmëri. Do apo nuk do Edi Rama.
Tani të mendosh se Edi Rama do reformë zgjedhore, se do të luftojë shit-blerjen e votës, se e do votimin elektronik kjo është një gënjeshtër e pastër. Sepse është falë shit-blerjes së votës dhe manipulimit, që Edi Rama është sot akoma kryeministër.
Votimi elektronik është përparësi absolute. Dhe është vetëm përmes votimit elektronik që ne do të mundësojmë edhe objektivin tonë të shpallur prej vitesh, votimin e emigrantëve shqiptarë, që është përparësi absolute për Partinë Demokratike.
Pyetje: Po lidhur me fraksionet në Partinë Demokratike, dje ka pasur....
Basha: Partia Demokratike ka qenë dhe është e hapur dhe do të jetë edhe më e hapur. Unë do të bëj gjithçka që gjithkush që do të kontribuojë, të gjejë vetën e tij apo të saj në çdo formë apo mënyrë përfaqësimi, nga forumet më të larta, tek aktiviteti i anëtarëve të Partisë Demokratike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38