Flash News

KRYESORE

Basha: Haki Çako tenton të tërheqë vëmendjen, duhej të ishte shkarkuar

Basha: Haki Çako tenton të tërheqë vëmendjen, duhej

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për median ditën e sotme , teksa u kërkoi organeve kompetetnte të veprojnë për çështjen e Balilajve dhe përfshirjes së Tahirit, u shpreh se Çako, me shkarkimin e 12 zyrtarëve të policisë, po tenton të argojë vëmendjen nga çështja e nxehtë. Basha shprehet se Haki Çako, në mos dorëhequr, duhej të ishte shkarkuar nga Drejtoria e Policisë.

“Dua ta nis me një përgëzim për SHISH dhe partnerët e huaj që bënë të mundur kapjen e një sasie droge rekord, pjesë e klanit Tahiri-Rama dhe t’ju bëj thirrje organeve të ligjit që të administrojnë provat dhe të vënë përballë drejtësisë autorët.

Prokuroria duhet të veprojë pa vonesë për të vënë para drejtësisë autorët e këtij klani mjaftoz, duke e nisur me kokën Saimir Tahiri. Faktet janë tronditëse të lidhjes së drejtpërdrejtë me mafiozët, ndaj çdo vonesë është e pafalshme.

Dua të dënoj përpjektej e Haki Çakos që tenton të heqë vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm. Ka kaluar një muaj që kur unë dhe mbarë opinioni kemi denoncuar ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit, sesi shteti i Edi Ramës mbizotëron nga mafja. Haki Çako sot në mos dorëhequr duhej të ishte shkarkuar. Kjo nuk mund të ndodhë për aq sa Ministria e Brendshme drejtohet nga Xhafaj, vëllai i Agron Xhafës.

Kjo nuk mund të ndodh sa kohë që është në krye të shteti Edi Rama. Droga e kapur sot 4 ton, është 2.5% e menaxhuar nga policia e shtetit për llogari të Edi Ramës që është përfitues i drejtpërdrejtë i saj. Ka vetëm një rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë e legjimitetit, largimi i Edi Ramës, ndërtimi i një qeverie që do të përgatisë nëpërmjet reformës zgjedhore që do t’i japë fund krimit”, tha ndër të tjera Basha.

 

 

Të fundit