Flash News

KRYESORE

Basha: Hapat e marra nga Parlamenti në dy javë

Basha: Hapat e marra nga Parlamenti në dy javë

Kryedemokrati Lulzim Basha  në konferencën ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, organizuar nga zonjat demokrate të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane, u shpreh se ndihet fatlum që po bashkëpunon me zonja kurajoze dhe se do t’i jepet akoma më shumë prioritet përfshirjes së grave në politikë.

Basha gjatë fjalës së tij u ndal dhe te krimi i organizuar në Shqipëri.  Teksa foli për ngjarjet e fundit, Basha u shpreh se janë marrë vetëm dy hapa në Kuvend: “Parlamenti i Shqipërisë mori dy hapa brenda dy javësh. Bixhozit i uli taksat si dhe legjimitoi me ligj vjedhjen e pronës pubike duke i hapur rrugë pastrimit të parave të pista. Janë paratë e drogës”.

Më tej Basha u shpreh se askush nuk ka nevojë në këtë vend dhe nuk merr seriozisht ata që janë bashkëpërgjegjës për këtë situatë.

"Ata që kanë lejuar Ramën dhe politikanët e tjerë të përqendrojë të gjitha pushtete në një dorë, të kapin median dhe bizneset. Për hir të stabilokacisë, mbështetësit e kësaj linje në KE duhet ta kuptojnë që kjo përqasje ka dështuar. Europa ne kurrë sa kohë të kemi kryeministra e ministra të lidhur me krimin.. i bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës mos na gënjejnë më, mos flasin me patate në gojë; europa nuk do pranojë ata politikanë që kanë lidhje me krimin", tha Basha.

Të fundit