Flash News

KRYESORE

Basha homazhe për dëshmorët e atdheut: Sot, ditë reflektimi për t’u bashkuar sërish

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

Pas monumentit “Nënë Shqipëri”, kryetari Basha kreu homazhe edhe në vendin ku prehen 22 intelektualët e pushkatuar në regjimin komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Kryetari Basha dhe ish Kryeministri Berisha bënë homazhe edhe në vendin ku prehet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari.

Më tej, kreu i PD e konsideroi 5 majin një ditë nderimi dhe reflektimi për t’u bashkuar të gjithë sërish, e për të mbrojtur liritë dhe vlerat e vendit.

“Sot është një ditë nderimi, respekti , patriotike dhe individuale ndaj mijëra burrave dhe gra që flijuan jetët e tyre në altarin e lirisë kombëtare.

Është ditë reflektimi për t’u bashkuar të gjithë sërish, për të mbrojtur liritë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për liritë shkohet në betejë çdo ditë.

Përkulëm sot me respekt para dëshmorëve të luftës antifashise duke nisur me Mujo Ulqinakun, e mijëra të tjerë që luftuan për flamurin kuq e zi. Kujtojmë me dhimbje ata që ranë nën kthetrat e diktaturës që vrau e burgosi liritë e shumë familjeve shqiptare.

Përkulemi para bijve të Shqipërisë, Kosovës, Preshevës, Maqedoninë që luftuan në luftërat çlirimtare për të drejtat e shqiptarëve, që sot është po kështu një ditë që secili prej nesh të ndjejë ,mbi supe e shpirtin e peshën e sakrificës që ky komb ka paguar për liri. Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit”, u shpreh Basha.

Të fundit