Flash News

KRYESORE

Basha homazhe për kompozitorin Lalo në krah të Tinka Kurtit: Lamtumirë, maestro!

Basha homazhe për kompozitorin Lalo në krah të Tinka Kurtit:

Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë sot homazhe në hollin e Radio Tiranës, në respekt të kompozitorit Aleksandër Lalo, që ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak. Basha, gjatë homazheve ka qenë në krah të aktores, Tinka Kurti. "Tingujt e harresës nuk do të luhen kurrë për ty!", ka shkruar ndër të tjera Basha në mesazhin e shpërndarë në Facebook-un e tij pak pas homazheve.

Statusi i plotë në Fb:

Një lamtumirë e parakohshme për Mjeshtrin e tingujve Aleksander Lalo. 

Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion. 

Artistët humbën avokatin kurajoz të të drejtave të tyre. 

Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada. 

Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty!

Të fundit