Flash News

KRYESORE

Basha i bashkohet protestës për Teatrin Kombëtar: Veliaj ‘oturak’ i Ramës

Basha i bashkohet protestës për Teatrin Kombëtar: Veliaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu është bashkuar artistëve në protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat, kryedemokrati tha se PD do të vijojë të mbështesë protestën kundër prishjes së Teatrit. Ai tha se qeveria tregoi fytyrën e vërtetë edhe në situatën e pandemisë.

“Këshilli i Tiranës është inekzistent. E gjithë kjo batërdi, dhunë, zhvatje, mban emrin e  Edi Ramës.

Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës. PD do të vijojë mbështetjen sepse po mbrojnë vijën e fundit pas së cilës ndodhet një popull i tërë. Sot do kaloj orë të tëra dhe do të jem pranë tyre.Jemi i vetmi vend në botë që vëmendjen e kemi të grabisim prona publike. Nuk është e papritur. Ka 7 vite që ndodh. Por pandemia tregoi fytyrën e vërtetë. Për shqiptarët ka vetëm një rrugë: të largojmë një orë e më parë shkaktarin”, tha Basha.

Sa i takon gjobës për shkelje të masave anti-covid kryedemokrati tha:

“Një bandë si këta mund të bëjnë çdo gjë, por do marrin përgjigjen e merituar nga populli.”

Të fundit