Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Basha i ftuar special, nis takimet në Vjenë, raporton për situatën shqetësuese në Shqipëri
Ashtu siç raportoi Politiko.al dje, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Vjenë, ku që në orët para të mëngjesit ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të shteteve europiane dhe amerikane.
Partia Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së njoftoi se situata në Shqipëri ishte në qender të diskutimeve me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Duke e cilësuar si shqetësuese situatën e krijuar në Shqipëri, grupi i PPE në OSBE bën të ditur se raportimi i kryetarit Basha ka patur në fokus protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend. Në këtë seancë të posaçme dëgjimore morën pjesë edhe anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan.
"EPP ( The European People's Party ) dhe grupi OSCEPA patëm një të ftuar special, Lulzim Basha i cili raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, demostratën kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe për zhvillimet demokratike", shkruhet në faqen zyrtare të Twitter të OSCEPA.
Mësohet se gjatë qëndrimit disaorësh në Vjenë, Kreu i opozitës ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare.
Qëllimi i këtyre takimeve është shpjegimi i situatës politike në Shqipëri, e cila ka në bazë blerjen e zgjedhjeve nëpërmjet krimit të organizuar, siç e provojnë përgjimet e dosjes 339.
Kujtojmë që pas këtij takimi, javën tjetër Basha do jetë në Gjermani ku do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të CDU/CSU.