Flash News

KRYESORE

Basha i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë belge për hetimin e dosjes ‘Toyota Yaris’

Basha i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në datën 25 korrik për të dëshmuar për llogari të prokurorëve federalë belgë lidhur me çështjen “Toyota Yaris”,  ku u kapën 3.4 milionë euro.

Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur gatishmerinë e plotë të kontribuojë në këtë hetim.

Po këto burime theksojnë se kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Basha mbetet në pritje të rakordimit të autoriteteve për mënyrën e bashkëpunimit.

Të fundit