Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Kur dy vite më parë Partia Demokratike nisi protestën duke ngritur një çadër në bulevard dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama si kusht për të zhvilluar zgjedhje të lira, për gati katër muaj rresht u sulmua se po e bënte këtë nga frika e humbjes në zgjedhje dhe nga frika e vettingut (madje në atë kohë u ngritën disa tenda nëpër Tiranë nga qeveria ku njeërzit firmosnin pro vettingut të cilin, medemek nuk e donte PD-ja). Për gati katër muaj mer radhë kryeministri Rama dhe njerëzit e qeverisë shpreheshin se do të ketë zgjedhje në datën e caktuar, se do të do të ketë zgjedhuje edhe pa opozitën, se opozita është e dobët dhe për këtë nuk e ka fajin qeveria, se vendi do të ecë përpara dhe opozita nuk ka çfarë bën.
Në atë kohë opozita i trembej blerjes së zgjedhjeve nga qeveria dher kryeministri Rama, për shkak se vendi ishte mbushur i tëri me hashash dhe për shkak se në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës ishte parë të bliheshin votat me anë të parave që vinin nga njerëz të lidhur me aktivitete të caktuara dhe me paratë e hashashit.
Si pasojë e protestës së opozitës dhe pas një marrëveshjeje të imponuar nga ndërkombëtarët kryeministri Rama pranoi të lëshojë gjysmën e qeverisë dhe një pjesë të agjensive shtetërore. Kryetari i PD-së, Basha, pranoi të tërhiqej nga kërkesa për qeveri pa Ramën kryeministër.
Nga ajo kohë ka ndodhur shumë gjëra. Politika, konfigurimi, raporti mes partive, gjendja e qeverisë dhe e vendit kanë ndryshuar aq shumë, dhe këto dy vite, duke dëshmuar se më kollaj parashikohen lëvizjet gjeomorfologjike të tokës në dy milionë vite se sa politika.
Pavarësisht kësaj kryeministri Rama dhe qeveria sillet po njëlloj. Ai, edhe dje nga Durrësi, tha se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, se ajo është e dobët dhe nuk fiton dot, se qeveria është e fortë, se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar dhe se ajo nuk ka çfarë të bëjë.
Edhe sikur të mos kishte ndyshuar asgjë, edhe sikur të ishim po në marsin e 2017 kryeministri Rama nuk mund të fliste me këtë gjuhë dhe nuk mund ta dinte kurrë se çfarë do të ndodhte. Tani jo e jo. Edhe njerëzit që dalin nëpër televizione apo që përdoren nga qeveria për të thënë pak a shumë gjërat që thotë Rama nuk duhet ta bëjnë këtë gjë, sepse është logjikisht e gabuar.
Nasim Nikolas Taleb, një nga mendimtarët e rëndësishëm të botës sot thotë se ideja kryesore që duhet të kemi kur analizojmë një sistem është se e tëra sillet në mënyrë që nuk mund të parashikohet nga përbërësit e saj. Ndërveprimi ka rëndësi më të madhe se sa natyra e njësive që e përbëjnë. Ai këtë e quan cilësia “emergjente” e të tërës, pa të cilën nuk mund të flitet fare mbi ç’do të ndodhë.
Kështuqë shumica në qeveri, Rama, njerëzit dhe mediat e saj, të cilët janë një nga përbërësit e sistemit, nuk mund ta dinë kurrë se ç’do të ndodhë. Një defekt tjetër i tyre i rëndë është se ata flasin nga premisa të një marksizmi të pastër duke mos i dhënë rëndësi kontigjencave (ndoshta nuk munden ndyshe). Në fakt, historia është thellësisht kontingjentale. Të gjitha ngjarjet e historisë lindin nga gjendje fillestare të veçanta ose nga gjendje të mëparshme të veçanta dhe janë kësisoj unike.
Stephen Gould, një profesor Historie në Harvard thotë se, “teksa këto gjendje të mëparshme janë në vetvete partikulare të historisë më shumë se sa janë domosdoshmëri prej ligjësisë, atëherë ne i shohim përfundimet e tyre në parim si të paparashikueshme”.
Çfarë po bën opozita ndryshe krahasuar me dy vite më parë. Duke djeguar mandate e deputetëve ajo ka mbyllur çdo rrugë drejt kthimit pas. Atëherë, megjithë kërcënimet, opozita kishte lënë një rrugë drejt kthimit pas, drejt tërheqjes. Gjë që ndodhi.
Këtë herë Opozita dhe Lulzim Basha duket se po ndjekin strategjinë e njohur si “brinkmanship”. Kjo lloj strategjie, për shumë studiues, shmangu luftën bërthamore mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Qeveria amerikane për të mos lejuar një sulm sovjetik mbi territoret e Europës pas krizës së Berlinit stacionoi trupa në kufi me Traktatin e Varshavës në formë zigzageje, në mënyrë që futja në luftë ndaj BS të mos varej nga SHBA-ja.
Në rast se BS do vriste ushtarin atëherë SHBA nuk mund të mos hynte në luftë, ishte e detyruar, s’mund të kthehej pas. Po të mos kishte trupa në kufi, atëherë do të ishte e vështirë të hyje në luftë me BS kur ajo të kishte pushtuar toka, dhe SHBA duke iu druajtur luftës bërthamore mund të mos hynte në luftë. BS nuk e vrau ushtarin dhe nuk pati luftë. Kjo taktikë u përdor me sukses edhe me raketat në Kubë.
Charls Krauthammer thoshte atëherë se SHBA i hoqi timonin makinës duke ia treguar BS timonin e shkulur. Pra, makina nuk mund të kthehej më dhe kundërshtari e dinte. Në këtë rast zgjidhja e vetme është që kundërshtari të tërhiqet.
Protesta e opozitës është saktësisht e tillë. Lulzim Basha i ka hequr timonin makinës. Kryeministri Rama duket se e ka kuptuar dhe kjo vihet re nga shqetësimi i tij ndërsa me sforco të madhe makina e tij e propagandës, së bashku me atë vetë, sillen sikur është ndryshe.
Ndërsa gjatë këtyre dy viteve ka ndryshuar, siç e thamë, gati gjithçka. Në këto dy vite u zbuluan përgjime në Itali që çuan Prokurorinë të akuzojë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal ish-ministrin e e Brendshëm, Tahiri. Në vitin 2017, Tahiri propagandohej nga qeveia si ministri më i mirë i brendshëm në histori dhe si ministri më i mirë i gjithë qeverisë Rama. Në këto dy vite ish ministri i brendshëm Xhafaj është larguar mes dyshimesh se përkrahu të vëllanë, se inskenoi një mbrojtje antiligjore dhe se përdori policinë për këtë mbrojtje.
Në këto dy vite kanë dalë përgjime që tregojnë se ka patur blerje të votave në Durrës dhe në Lezhë, ku është përfshirë kryetari i bashkisë, Dako, dhe njerëz të një grupi të arrestuar për trafik droge. Në këto dy vite është bërë e qartë se njerëz të botës së krimit, në bashkëpunim me qeverinë kanë blerë zgjedhjet e vitit 2017 në mënyrë kirurgjikale, qendër pas qendre votimi duke bërë diferencën e duhur për të mbajtur PS në pushtet.
Pra, krahasuar me 2017 kur PD i druhej blerjes së votave vetëm për shkak të mbjelljes masive të hashashit dhe të blerjes në Dibër, kemi përgjime, akuza ndaj ministrit për trafik ndërkombëtar droge, dëshmi që lidhin zyrtarët e lartë të qeverisë me trafikanët dhe blerjet e votave, kemi largim të ministrit Xhafaj, kemi skandale si ai i Unazës, kemi futje sasish kokaine me vlerë 200 milionë euro etj. Pra një situatë krejtësisht e përmbysur ku nuk ka më thjesht dyshime se Rama dhe PS mund të blejnë zgjedhjet, por prova se i kanë blerë në bashkëpunim me trafikanët dhe ku vetë ministri i Brendshëm akuzohet për grup të strukturuar kriminal.
Ndryshe nga 2017 është edhe konfigurimi i partive. Atëherë PS ishte në koalicion me LSI dhe PDIU. Atëherë Rama dhe PS kërcënonin të hynin në zgjedhje të vetëm duke prodhuar si opozitë LSI-në apo PDIU-në dhe, sidomos duke sajuar për opozitë Ben Blushin, Gjergj Bojaxhiun, Bamir Topin të cilët do të hynin në zgjedhje dhe do të ishin gjasme opozita.
Tani Rama është i vetëm. Nuk ka asnjë parti me peshë elektorale në koalicion me të. Tashmë edhe LSI dhe PDIU janë opozitë. Topi nuk eksizton. Bojaxhi dhe Blushi nuk ekszistojnë.
Ekzistojnë Ylli Shehu apo Lefter Maliqi dhe Kujtim Gjuzi, por nuk e prishin dot izolimin e Ramës.
Kështu, logjikisht, duke qenë se Rama u detyrua të japë gjysmën e qeverisë kur ishte shumë më i fortë dhe kur kishte koalicion dhe nuk kishte akuzat e provuara tashmë për lidhje me krimin dhe për blerjet e votave, sigurisht që do të detyrohet të jape shumë më shumë këtë herë. Kjo shumë më shumë është ai vetë.
U vërtetua që blerja e zgjedhjeve nuk ndalet kur Rama lëshon gjysmën e qeverisë. Ky është një ushtrim elementar logjike. Vetë Rama dhe kushdo nga ndërkombëtarët e kupton që përderisa nuk u ndal blerja e votave dhe përdorimi i lidhjeve të krimit kur nuk kishte fare prova, veç rastit të Dibrës, kur nuk kishte akuzë nga Prokuroria për Tahirin, kur nuk kishte përgjime për Dakon apo të tjerët, atëherë si mund të ndalet tani ose si mund të pranohet një gjysëm qeverie si mjet për të ndalur blerjen. Kur, Rama i pa izoluar dhe në kushte për të sajuar një opozitë me Metën, Idrizin. Blushin, Topin dhe Bojaxhiun nuk shkoi dot vetëm në zgjedhje, si mund të shkojë tani.
Është e kotë. Ka marrë fund.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38