Politiko.al
  • KREU
  • TE FUNDIT

    Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

    Ç’pret Britania nga fitorja e Boris Johnson dhe roli i qeverisë së re për fatin e emigrantëve

    Boris Johnson fiton zgjedhjet parlamentare, Britania e Madhe drejt daljes nga BE

    Bllokohen 2130 kg produkt mish pule, rezultoi me salmonelë

    “Ish-drejtori i Porti të Durrësit në listën e të pastrehëve për bonusin e qirasë pas tërmetit”

    Horoskopi – 13 dhjetor

    Trump lajmëron se SHBA është afër arritjes së marrëveshjes tregtare me Kinën

    Europa League: ‘Gladbach dështon në shtëpi, shkëlqen United

    Kryemadhi: Qeveria ia dha bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani”

  • TË POSAÇME
    • All
    • Te posaçme

    Ç’pret Britania nga fitorja e Boris Johnson dhe roli i qeverisë së re për fatin e emigrantëve

    Gazetari i “Rai 3” Cataldi: Rasti i vetëm në botë që një kryeministër ka TV-në e tij, qeveria sjellje totalitare në Shqipëri

    KLP

    Ngritja e SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, kush janë prokurorët që transferohen në rrethe

    Entela Kasi, Agron Tufa, Elvana Zaimi

    Letër gruas së shkrimtarit  ‘të arratisur’ Agron Tufa: të qeshim mike..

    Agroni ka ikur, por ‘tufa’ ka mbetur. Përgjithmonë

    Fotogaleri/ Jetojmë në qytet apo në ‘qytetërimin e shtesave’? Tirana përballë ‘pasqyrës së tërmeteve’

    LISTA/ Dëmet nga tërmeti, kush përfiton nga bonusi i qirasë në Durrës  

    “Çka ka Qëllu”, prestigjiozja amerikane rendit restorantin shqiptar në 10 më të mirët e hapur në 2019-ën në New York

    Kërkoi azil politik në Zvicër pas kërcënimeve me jetë, Tufa: U kërkova ndihmë ambasadave, por nuk m’u përgjigjën

  • EDITORIAL

    Agroni ka ikur, por ‘tufa’ ka mbetur. Përgjithmonë

    Si e ktheu tërmeti krizën politike në humanitare; çfarë mund të bëjë Rama

    Dikur isha socialist. Pastaj e pashë si funksiononte

    Çfarë fshihet pas ftesës së Ramës dhe refuzimit të Bashës

    Dy fjalë për Solidaritetin dhe Suvatimin (në vend të Rimëkëmbjes) e Shqipërisë

    Zoti Kryeministër, ka një mesazh për Ju…

    Si na zuri ky tërmet, dhe na la ashtu si na gjeti

    (anti)KÇK. Sepse çdo gjë tjetër e ka kapur inercia

    Basha takohet me suksesin e parë

  • E-TJERA

    Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

    Bllokohen 2130 kg produkt mish pule, rezultoi me salmonelë

    Macron tregon se kur do të mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë

    Vasjari vë në pikëpyetje humanizmin e kryeministrit

    Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në BB: Tërmeti do të ulë dukshëm PBB në tremujorin e parë

    Paketa anti-shpifje, shqetësim edhe për Komisionin e Helsinkit në Uashington

    Grabitet një person në Burrel pasi tërhoqi 15 mijë euro nga banka

    Paketa ‘anti-shpifje’, Federata italiane e shtypit thirrje BE dhe shtetit italian: Ktheni në vëmendje veprimet liri-vrasëse ndaj gazetarëve në Shqipëri

    Tërmeti prek sektorin e turizmit, operatorët: Janë anuluar prenotimet për Vitin e Ri

  • NDERKOMBETARE

    Greta Thunberg

    “Time” shpall Greta Thunberg personazhin e vitit për 2019-ën

    Dy tërmete lëkundin Greqinë në orët e para të mëngjesit, ku ishte epiqendra

    Turqia kërcënon SHBA-në: Kundërpërgjigjemi nëse vendosni sanksione

    Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për një vend pune në institucione

    Takimi/ Nuk ka marrëveshje për formimin qeverisë mes Kurtit dhe Mustafës

    Kosova shpall non-grata fituesin e Nobelit në Letësi, Peter Handke

  • POLITIKOFF

    Vizitoi familjet e prekura nga tërmeti bashkë me vajzën e vogël, Inva Mula shpjegon arsyen

    Cilët janë thashethemexhinjtë e horoskopit

    Soni Malaj flet me ‘kunja’: Të isha zog dhe t`ua lëshoja glasën ca njerëzve

    Arti i të raportuarit të lajmeve nuk qëndron vetëm tek “leximi” i tyre, 40 moderatorët më të paguar

    Një gjyshe si Jozefina Topalli, ndan me ndjekësit momente me nipin

    “12 fustane për tre net”, si do të paraqitet Alketa Vejsiu në ‘Fest 58’

    Një pallto si kjo duhet se s`bën në gardërobën tuaj

    “Sa e pasur je”, Lori Hoxha i përgjigjet pyetjes së fanses

    Puthja e parë si nëpër filma, Marsela dhe Vitmari rrëfejnë historinë e tyre romantike

  • POLITIKON

    “Ish-drejtori i Porti të Durrësit në listën e të pastrehëve për bonusin e qirasë pas tërmetit”

    Kryemadhi: Qeveria ia dha bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani”

    Fevziu: Rama bën shou pas tërmetit, të tregojë çfarë do ndodhë me buxhetin

    Gazetari i “Rai 3” Cataldi: Rasti i vetëm në botë që një kryeministër ka TV-në e tij, qeveria sjellje totalitare në Shqipëri

    Zëdhënësi i Presidentit reagon sërish ndaj Dvoranit: Ruaj qetësinë e mblidh mendjen

    Bllokohet KED nëse Dvorani merret i pandehur? Kreu i KED reagon pas sqarimit të Presidencës: Nuk e kam deklaruar një gjë të tillë

    Edhe në anglisht/ Meta publikon spotin për Dvoranin: Mbrojtja e integritetit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat!

    KLP

    Ngritja e SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, kush janë prokurorët që transferohen në rrethe

    Bllokohet KED nëse Dvorani merret i pandehur? Sqaron presidenca: Detyrat i delegohen nënkryetarit

  • FOTO E DITËS
    Ben Birchall / PA

    Ngjyrë festash

    Murale shprese

    Stuhi dhe vrull

    VCG / Getty Images

    Fishing

    Natura viva

    Punëtorët po përgatisin pemën e Vitit të Ri

    Në Vigjilje!

    Sabri Yildirim / Anadolu Agency

    Zbardhi bora!

    Avion

    Braktisje

    Xmas time

  • MULTIMEDIA
No Result
View All Result

Basha i ka hequr timonin makinës

March 30, 2019
in EDITORIAL, OP-ED, TE FUNDIT, TË POSAÇME
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fitim Zekthi

Kur dy vite më parë Partia Demokratike nisi protestën duke ngritur një çadër në bulevard dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama si kusht për të zhvilluar zgjedhje të lira, për gati katër muaj rresht u sulmua se po e bënte këtë nga frika e humbjes në zgjedhje dhe nga frika e vettingut (madje në atë kohë u ngritën disa tenda nëpër Tiranë nga qeveria ku njeërzit firmosnin pro vettingut të cilin, medemek nuk e donte PD-ja). Për gati katër muaj mer radhë kryeministri Rama dhe njerëzit e  qeverisë shpreheshin se do të ketë zgjedhje në datën e caktuar, se do të do të ketë zgjedhuje edhe pa opozitën, se opozita është e dobët dhe për këtë nuk e ka fajin qeveria, se vendi do të ecë përpara dhe opozita nuk ka çfarë bën.

Në atë kohë opozita i trembej blerjes së zgjedhjeve nga qeveria dher kryeministri Rama, për shkak se vendi ishte mbushur i tëri me hashash dhe për shkak se në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës ishte parë të bliheshin votat me anë të parave që vinin nga njerëz të lidhur me aktivitete të caktuara dhe me paratë e hashashit.

Si pasojë e protestës së opozitës dhe pas një marrëveshjeje të imponuar nga ndërkombëtarët kryeministri Rama pranoi të lëshojë gjysmën e qeverisë dhe një pjesë të agjensive shtetërore. Kryetari i PD-së, Basha, pranoi të tërhiqej nga kërkesa për qeveri pa Ramën kryeministër.

Nga ajo kohë ka ndodhur shumë gjëra. Politika, konfigurimi, raporti mes partive, gjendja e qeverisë dhe e vendit kanë ndryshuar aq shumë, dhe këto dy vite, duke dëshmuar se më kollaj parashikohen lëvizjet gjeomorfologjike të tokës në dy milionë vite se sa politika.

Pavarësisht kësaj kryeministri Rama dhe qeveria sillet po njëlloj. Ai, edhe dje nga Durrësi, tha se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, se ajo është e dobët dhe nuk fiton dot, se qeveria është e fortë, se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar dhe se ajo nuk ka çfarë të bëjë.

Edhe sikur të mos kishte ndyshuar asgjë, edhe sikur të ishim po në marsin e  2017 kryeministri Rama nuk mund të fliste me këtë gjuhë dhe nuk mund ta dinte kurrë se çfarë do të ndodhte. Tani jo e jo. Edhe njerëzit që dalin nëpër televizione apo që përdoren nga qeveria për të thënë pak a shumë gjërat që thotë Rama nuk duhet ta bëjnë këtë gjë, sepse është logjikisht e gabuar.

Nasim Nikolas Taleb, një nga mendimtarët e rëndësishëm të botës sot thotë se ideja kryesore që duhet të kemi kur analizojmë një sistem është se e tëra sillet në mënyrë që nuk mund të parashikohet nga përbërësit e saj. Ndërveprimi ka rëndësi më të madhe se sa natyra e njësive që e përbëjnë. Ai këtë e quan cilësia “emergjente” e të tërës, pa të cilën nuk mund të flitet fare mbi ç’do të ndodhë.

Kështuqë shumica në qeveri, Rama, njerëzit dhe mediat e saj, të cilët janë një nga përbërësit e sistemit, nuk mund ta dinë kurrë se ç’do të ndodhë. Një defekt tjetër i tyre i rëndë është se ata flasin nga premisa të një marksizmi të pastër duke mos i dhënë rëndësi kontigjencave (ndoshta nuk munden ndyshe). Në fakt, historia është thellësisht kontingjentale. Të gjitha ngjarjet e historisë lindin nga gjendje fillestare të veçanta ose nga gjendje të mëparshme të veçanta dhe janë kësisoj unike.

Stephen Gould, një profesor Historie në Harvard thotë se, “teksa këto gjendje të mëparshme janë në vetvete partikulare të historisë më shumë se sa janë domosdoshmëri prej ligjësisë, atëherë ne i shohim përfundimet e tyre në parim si të paparashikueshme”.

Çfarë po bën opozita ndryshe krahasuar me dy vite më parë. Duke djeguar mandate e deputetëve ajo ka mbyllur çdo rrugë drejt kthimit pas. Atëherë, megjithë kërcënimet, opozita kishte lënë një rrugë drejt kthimit pas, drejt tërheqjes. Gjë që ndodhi.

Këtë herë Opozita dhe Lulzim Basha duket se po ndjekin strategjinë e njohur si “brinkmanship”. Kjo lloj strategjie, për shumë studiues, shmangu luftën bërthamore mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Qeveria amerikane për të mos lejuar një sulm sovjetik mbi territoret e Europës pas krizës së Berlinit stacionoi trupa në kufi me Traktatin e Varshavës në formë zigzageje, në mënyrë që futja në luftë ndaj BS të mos varej nga SHBA-ja.

Në rast se BS do vriste ushtarin atëherë SHBA nuk mund të mos hynte në luftë, ishte e detyruar, s’mund të kthehej pas. Po të mos kishte trupa në kufi, atëherë do të ishte e vështirë të hyje në luftë me BS kur ajo të kishte pushtuar toka, dhe SHBA duke iu druajtur luftës bërthamore mund të mos hynte në luftë. BS nuk e vrau ushtarin dhe nuk pati luftë. Kjo taktikë u përdor me sukses edhe me raketat në Kubë.

Charls Krauthammer thoshte atëherë se SHBA i hoqi timonin makinës duke ia treguar BS timonin e shkulur. Pra, makina nuk mund të kthehej më dhe kundërshtari e dinte. Në këtë rast zgjidhja e vetme është që kundërshtari të tërhiqet.

Protesta e opozitës është saktësisht e tillë. Lulzim Basha i ka hequr timonin makinës. Kryeministri Rama duket se e ka kuptuar dhe kjo vihet re nga shqetësimi i tij ndërsa me sforco të madhe makina e tij e propagandës, së bashku me atë vetë, sillen sikur është ndryshe.

Ndërsa gjatë këtyre dy viteve ka ndryshuar, siç e thamë, gati gjithçka. Në këto dy vite u zbuluan përgjime në Itali që çuan Prokurorinë të akuzojë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal ish-ministrin e e Brendshëm, Tahiri. Në vitin 2017, Tahiri propagandohej nga qeveia si ministri më i mirë i brendshëm në histori dhe si ministri më i mirë i gjithë qeverisë Rama. Në këto dy vite ish ministri i brendshëm Xhafaj është larguar mes dyshimesh se përkrahu të vëllanë, se inskenoi një mbrojtje antiligjore dhe se përdori policinë për këtë mbrojtje.

Në këto dy vite kanë dalë përgjime që tregojnë se ka patur blerje të votave në Durrës dhe në Lezhë, ku është përfshirë kryetari i bashkisë, Dako, dhe njerëz të një grupi të arrestuar për trafik droge. Në këto dy vite  është bërë e qartë se njerëz të botës së krimit, në bashkëpunim me qeverinë kanë blerë zgjedhjet e vitit 2017 në mënyrë kirurgjikale, qendër pas qendre votimi duke bërë diferencën e duhur për të mbajtur PS në pushtet.

Pra, krahasuar me 2017 kur PD i druhej blerjes së votave vetëm për shkak të mbjelljes masive të hashashit dhe të blerjes në Dibër, kemi përgjime, akuza ndaj ministrit për trafik ndërkombëtar droge, dëshmi që lidhin zyrtarët e lartë të qeverisë me trafikanët dhe blerjet e votave, kemi largim të ministrit Xhafaj, kemi skandale si ai i Unazës, kemi futje sasish kokaine me vlerë 200 milionë euro etj. Pra një situatë krejtësisht e përmbysur ku nuk ka më thjesht dyshime se Rama dhe PS mund të blejnë zgjedhjet, por prova se i kanë blerë në bashkëpunim me trafikanët dhe ku vetë ministri i Brendshëm akuzohet për grup të strukturuar kriminal.

Ndryshe nga 2017 është edhe konfigurimi i partive. Atëherë PS ishte në koalicion me LSI dhe PDIU. Atëherë Rama dhe PS kërcënonin të hynin në zgjedhje të vetëm duke prodhuar si opozitë LSI-në apo PDIU-në dhe, sidomos duke sajuar për opozitë Ben Blushin, Gjergj Bojaxhiun, Bamir Topin të cilët do të hynin në zgjedhje dhe do të ishin gjasme opozita.

Tani Rama është i vetëm. Nuk ka asnjë parti me peshë elektorale në koalicion me të. Tashmë edhe LSI dhe PDIU janë opozitë. Topi nuk eksizton. Bojaxhi dhe Blushi nuk ekszistojnë.

Ekzistojnë Ylli Shehu apo Lefter Maliqi dhe Kujtim Gjuzi, por nuk e prishin dot izolimin e Ramës.

Kështu, logjikisht, duke qenë se Rama u detyrua të japë gjysmën e qeverisë kur ishte shumë më i fortë dhe kur kishte koalicion dhe nuk kishte akuzat e provuara tashmë për lidhje me krimin dhe për blerjet e votave, sigurisht që do të detyrohet të jape shumë më shumë këtë herë. Kjo shumë më shumë është ai vetë.

U vërtetua që blerja e zgjedhjeve nuk ndalet kur Rama lëshon gjysmën e qeverisë. Ky është një ushtrim elementar logjike. Vetë Rama dhe kushdo nga ndërkombëtarët e kupton që përderisa nuk u ndal blerja e votave dhe përdorimi i lidhjeve të krimit kur nuk kishte fare prova, veç rastit të Dibrës, kur nuk kishte akuzë nga Prokuroria për Tahirin, kur nuk kishte përgjime për Dakon apo të tjerët, atëherë si mund të ndalet tani ose si mund të pranohet një gjysëm qeverie si mjet për të ndalur blerjen. Kur, Rama i pa izoluar dhe në kushte për të sajuar një opozitë me Metën, Idrizin. Blushin, Topin dhe Bojaxhiun nuk shkoi dot vetëm në zgjedhje, si mund të shkojë tani.

Është e kotë. Ka marrë fund.

Tags: edi ramaFitim ZekthiLulzim Basha
ShareTweetSendSend
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni JOIN GROUP!
Previous Post

Noka: Policia e Lleshit është kthyer në institut statistikash që vetëm numëron të vrarët

Next Post

Armiqtë imagjinarë dhe hijet që i mbeten pas Rilindjes

Next Post

Armiqtë imagjinarë dhe hijet që i mbeten pas Rilindjes

Discussion about this post

LAJMET E FUNDIT

Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

December 13, 2019

Ç’pret Britania nga fitorja e Boris Johnson dhe roli i qeverisë së re për fatin e emigrantëve

December 13, 2019

Boris Johnson fiton zgjedhjet parlamentare, Britania e Madhe drejt daljes nga BE

December 13, 2019

Bllokohen 2130 kg produkt mish pule, rezultoi me salmonelë

December 13, 2019

Drejtor
Alfred Lela

Kryeredaktor
Marsel Lela

Redaksia
Suela Gjidede
Donjeta Zeqa
Irgis Hysenaj

Redaksia: [email protected]
Marketing:[email protected]

NIPT: L81318452O
Regjistruar me vendim nr. 1209 te Gjykates se Tiranes, dt. 14.11.2017

Na Ndiqni

Të fundit

Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

Ç’pret Britania nga fitorja e Boris Johnson dhe roli i qeverisë së re për fatin e emigrantëve

Boris Johnson fiton zgjedhjet parlamentare, Britania e Madhe drejt daljes nga BE

Bllokohen 2130 kg produkt mish pule, rezultoi me salmonelë

“Ish-drejtori i Porti të Durrësit në listën e të pastrehëve për bonusin e qirasë pas tërmetit”

Horoskopi – 13 dhjetor

Më të lexuarat

  • Agroni ka ikur, por ‘tufa’ ka mbetur. Përgjithmonë 1,014 views
  • Gazetari i “Rai 3” Cataldi: Rasti i vetëm në botë që një kryeministër ka TV-në e tij, qeveria sjellje totalitare në Shqipëri 555 views
  • Letër gruas së shkrimtarit  ‘të arratisur’ Agron Tufa: të qeshim mike.. 493 views
  • “Quhesha anormal”, Rama flet për ditën që humbi të atin: Hoqa vëthin dhe mjekrën pa shkumë 265 views
  • Demi shënjestron Malën, ka një mesazh dhe për stafin e administratën 176 views
  • Fotogaleri/ Jetojmë në qytet apo në ‘qytetërimin e shtesave’? Tirana përballë ‘pasqyrës së tërmeteve’ 96 views

© 2018 POLITIKO.AL - Webhost.al

No Result
View All Result
  • KREU
  • TE FUNDIT
  • TË POSAÇME
  • EDITORIAL
  • E-TJERA
  • NDERKOMBETARE
  • POLITIKOFF
  • POLITIKON
  • FOTO E DITËS
  • MULTIMEDIA

© 2018 POLITIKO.AL - Webhost.al

Kthehu
error: Content is protected !!