Flash News

KRYESORE

Basha i la jashtë listës së zgjedhjeve, sot 3 ish-deputetët e PD shfaqen në protestë

Ndonëse u lanë jashtë listës së PD në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, sërish 3 ish-deputetët e PD janë shfaqur në protestën e opozitës në Tiranë.

Në këtë protestë, morën pjesë qindra protestues nga e gjithë Shqipëria, e ndër to ra në sy edhe pjesëmarrja e ish-deputetëve që nuk u listuan si kandidatë në zgjedhjet e një viti më parë.

Bëhet fjalë për Albina Dedën, Arbjola Halimin, por edhe Genc Rulin. Ata kanë mbështetur kauzën e PD, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas publikimit të denoncimeve se vëllai i tij është i implikuar në trafikun e drogës dhe se ka mbështetje politike nga i vëllai ministër.

 

 

Të fundit