Flash News

KRYESORE

Basha i ndërhyn në emision Çanit: Paske rënë në llumin e gënjeshtrave

Basha i ndërhyn në emision Çanit: Paske rënë në

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sqaruar të vërtetën e banesës ku është zhvendosur. Ai i ka dërguar një mesazh moderatorit Arjan Çani që ishte duke diskutuar në emisionin e tij “Zonë e lirë” shtëpinë e re të kreut të opozitës.

“Çani nuk po të ndjek, por më thanë që paske rënë në llumin e gënjeshtrave të qeverisë. Banesa nuk është e Papulit, nuk kam lidhje me të dhe as me ndonjë oligark tjetër. Përkundrazi do të vazhdoj luftën tim kundër time tyre. Ti si gazetar e kishe të lehtë ta verifikoje para se të bëheshe pjesë e gënjeshtrës kundër meje dhe familjes time.”, ishte mesazhi i Bashës.

Çani reagoi menjëherë, pasi e lexoi: “Mos Lul mos, nuk thashë gjë”

Pas lajmeve se Basha kishte blerë banesë aty, PD reagoi e informoi se Basha në atë zonë ka marrë një shtëpi me qira.

Të fundit