Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Basha i përgjigjet Ambasadës me ‘Zoti e bekoftë Amerikën’: t’i japim fund një qeverie të krimit, prej krimit, nga krimi
Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kryesisë në një deklaratë për median u shpreh se është vendosur unanimisht djegia e mandateve.
“Në mënyrë unanime u miratua vendimi i grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve. Vendim që to t’i përcillet nesër Këshillit kombëtar të PD”, tha Basha.
I pyetur më tej për qëndrimin e Ambasadës Amerikane për mosdakordësinë për djegien e mandateve, Basha tha, “Unë nuk komentoj kurrrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua t’ju them fare qartë dhe shkoqur. Për PD dhe mua personalisht nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane".
Teksa veçoj presidentin Abraham Lincoln për kontributin në demokracinë amerikane dhe duke përdorur një shprehje të tij, kryedemokrati shtoi më tej;
“Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur qëllim madhor, të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi; duhet t’u japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit, nga njerëzit . Nga kjo ne nuk po kërkojmë të marrim mandate me krimin e organizuar siç ka bërë Edi Rama. Ne po japim dhe për ta përkthyer tani presidentin Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkoje kot. Ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të lirisë dhe demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit, për njerëzit nuk do të fshihet nga faqja e dheut. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë Amerikën!”