Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet videos së Ramës: Gjarpërinjve kokat do iu shtypen!

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur shpeshherë skeptik sa i përket procesit të vettingut. Mirëpo, kryeministri Edi Rama, edhe me batuta vijon të mbajë qëndrimin e tij se “vettingu do të prishë folenë e gjarpërinjve”.

Ditën e sotme Rama publikoi një video në Instastory,  fragment nga filmi “Njeriu me Top” me mbishkrimin, “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në pallatin e Drejtësisë…” Statusin e Kryeministrit e pason në sinkron, batuta e artistit të popullit Kadri Roshi në rolin e “Plakut Mere”: “Eh, unë s’mund të bëj gjë tjetër veçse të qesh”.

Basha i është përgjigjur Ramës në një reagim në Twtter ku shkruan, “Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!”, ndërsa i bashkëngjit një foto të gjarpërinjve.

Të fundit