Flash News

KRYESORE

Basha i prerë pas takimit: Nis që sonte vendimi i opozitës!

Basha i prerë pas takimit: Nis që sonte vendimi i opozitës!

“Kemi dalë në vendim unanim në krah të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi në krah të njerëzve që po vidhen dhe poshtërohen. Në krah të kuksianëve që i’u grabit buka e gojës. Në krah të qytetarëve me tarifa të shumëfishuara me faturat e ujit, heqjen e familjeve nga ndihma ekonomike. Shqipëria gjendet në prag të një humnere ekonomike. Shkaktari është Edi Rama, që vazhdon të qeverisë me bandat e oligakët duke u marrë shpirtin njerëve të thjeshtë”, u shpreh Basha.

Më tej kreu i PD-së shtoi se në Shqipëri nuk ka demokraci pasi, sipas tij,  qeveria shkel ligjin pa i dhënë llogari askujt.

“Në këtë vend kapet reforma në drejtësi me fikën mos kapen në bashkëpunim me trafikantët e heroinës apo kokainës, vëllai i Ramës e ai i Xhafajt”, tha Basha.

Ai shton se  mosbindja qytetarë është zgjedhja e vetme dhe nis që këtë javë me refuzimin e taksës së “Rrugës së Kombit” dhe me të gjithë format e mosbindjes qytetare si forma më e lartë kundër një klike që ka zaptuar pushtetin.

“Ky është një vendim i opozitës që nis që sonte. Kur flasim për mosbindje civile flasim për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të refuzojnë çdo taksë koncesionare, sipërmarrjes, ujit, biznesit të vogël dhe pronës”, u shpreh më tej kryedemokrati.

Të fundit