Flash News

KRYESORE

Basha iu bashkohet protestuesve: Për vilën e Surrelit këta vogëlushë do mbeten pa shtëpi

Basha iu bashkohet protestuesve: Për vilën e Surrelit këta

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të “Astirit” mbasditen e sotme, duke iu ofruar mbështetje atyre që prej ditësh bllokojnë rrugët në shenjë mospranimi të projektit të Unazës së Re.

Basha është shprehur se ky projekt është një vjedhje e vilës së surrelit në kurriz të qytetarëve dhe fton të gjithë qytetarët t;i bashkohen protestës.

“Edi Rama është një hajdut. Ky nuk ëhtë një projekt për qytetarët e Tiranës, por për vilën e Surrelit. Ne jemi pranë këtyre njerëzve për t’i mbështetur, iu kemi ofruar ndihmë ligjore dhe solidaritetin tonë. Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të dalin dhe të mbështesin banorët e Unazës së Re për këtë vjedhje. Për vilën e Surrelit do mbeten këta vogëlushë pa shtëpi”, shprehet Basha.

Të fundit