Flash News

KRYESORE

Basha: Ka ardhur koha për një reagim gjithëpopullor, do t’i ndalim koncesionet

Basha: Ka ardhur koha për një reagim gjithëpopullor, do t’i

Kreu i PD-së Lulzim Basha ia ka bërë të qartë qeverisë Rama se duhet që të largohen, pasi për shkak të babëzisë për pushtet po e zhysin vendin në krizë gjithnjë e më të thellë ditë pas dite.

Ai u takua me shefin e misionit të FMN-së ku diskutuan për problemet ekonomike që vendi po kalon dhe për zgjedhjen.

“Nga Shkodra deri në Vlorë nga Tirana në Korçë mesazhi është i qartë. Largimi i qeverisë, për ti hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Kjo krizë politike themelin e ka te babëzia për pushtet të Edi Ramës dhe të bandës së tij”, tha Basha.

Ai shtoi se shqetësimet e opozitës janë pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtarëve.

“Nëse buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, do të përbëjë një vjedhje të hapur 146 mln dollarë që do u jepen 13 oligarkëve. Do të çojë në thellim të krizës, por edhe rritje të borxhit publik. Lajmi i vetëm i mirë është se opozita e bashkuar ka një plan të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza politike, do t'i ndalim menjëherë këto koncesione dhe do t'i rikthejmë dhe fermerët, biznesi i vogël dhe kushtet ligjore të konkurrencës dhe tregtisë së lirë dhe jo të monopoleve. Do të vëmë në kontroll të borxhit publik, rritje të pensioneve vit për vit, mbështete të politikave sociale për arsimin e lartë dhe të të pamundurve dhe investime që ndihmojnë ekonominë dhe jo fasada, që kryhen me kosto reale dhe jo kriminale. “, tha kreu i PD-së.

Ai shtoi se bashkëbisedimin me misionin e FMN-së e konsideron të frytshëm.

“Kambanat kanë rënë. Përtej konstatimeve të FMN-së, ka ardhur koha për një reagim gjithë popullor dhe e vetme mënyrë është që të hapen disa vende pune, duhet të heqim disa njerëz nga vendet e punës", përfundoi Basha.

Të fundit