Flash News

KRYESORE

Basha ka një mesazh për shqiptarët: Koha e banditëve ka mbaruar, të gjithë të bashkuar

Basha ka një mesazh për shqiptarët: Koha e banditëve ka

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ia bën të qartë partisë Socialiste se koha në pushtet e banditëve ka mbaruar.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ai fton të gjithë shqiptarët në protestën e nesërme në orën 19:00, që të marrin fatin e vendit në dorë.

Statusi

Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa

Kreu i PD-së, renditi faktet sipas të cilave kryeministri Rama do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:

 

Kur i dha pushtet kriminelëve!

 

Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!

 

Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!

 

Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!

 

Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!

 

Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!

 

Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!

 

Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!

 

Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!

 

Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!

 

Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!

 

Kur bllokoi rrugën drejt Europës!

 

Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!

 

Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!

 

Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!

 

Kur mbylli gjykatat!

 

Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!

 

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!

 

Asnjë hap pas!

Të fundit