Flash News

KRYESORE

Basha: Ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e negociatave me BE

Basha: Ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka realizuar sot një takim me qytetarët e Kurbinit. Mes demokratëve, Basha tha se ka vetëm një përgjegjës për moshapien e negociatave të Shqipërisë me BE-në, dhe sipas tij është Edi Rama.

“Ja ku jemi sot, me një njeri që duhet të ishte larguar me qindra herë për të zezat e tij dhe nuk largohet. Vetëm për karrigen e tij, për pushtetin e tij, refuzon t’i hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike, refuzon ti hapë Shqipërisë rrugën e integrimit evropian. Kush ka sy në ballë e ka parë, kush ka veshë e mend e ka dëgjuar, ka një njeri që e mban peng hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës, që e shtyn tash 3 vjet hapjen e rrugës tonë Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Dhe ky është njeriu që sa herë ka pasur mundësi të vërë interesat e shqiptarëve mbi pasurinë dhe pushtetin e tij, sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët dhe jo oligarkët ka vendosur kundër shqiptarëve”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se asgjë nuk e heq fokusin e kësaj beteje.

“Asnjë ndryshim nuk do të ketë për krizën ekonomike dhe gjendjen e shqiptarëve pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e zgjidhur varkën e qeverisë nga huri i oligarkisë, pa e lidhur fatin e Parlamentit dhe kryeministrit të ardhshëm drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë. Kjo është beteja, zgjdhje të lira e të ndershme largimi një orë e më parë i Edi Ramës, garantimi i standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin”, tha më tej Basha.

Të fundit