Flash News

KRYESORE

Basha: Kandidatët për bashki janë kandidatë për burg

Basha: Kandidatët për bashki janë kandidatë për burg

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është bashkuar në protestën e banorëve të “Unazës së re”. Ai tha se kjo protestë është më e gjata në histori dhe e cilësoi si “frymëzim për betejën e nisur nga opozita”.

“Kjo protestë është beteja më e gjatë në histori. Për shenjtërinë e banesës, për shenjtërinë e ligjit e kushtetutës, por mbi të gjitha për rezistencën tuaj me të keqen që është shtrirë anë e mbanë Shqipërisë si shpresë për shkuljen e të keqes me rrënjë dhe për çlirimin e Tiranës e Shqipërisë.

Kanë vendosur xhepin para interesit të qytetarëve të thjeshtë mbi bukën e gojës e mijëra të tjerëve anë e mbanë vendit. Unaza e Re ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tonë, është modeli i forcës së qytetarëve të bashkuar kundër një bande me pushtet dhe kundër një pushtetarësh hajdutë të bërë njësh me krimin. E keqja është rritur shumëfish. Kjo e keqe duhet shkulur nga rrënjët. tani shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë. Jeni ju që vendosni. kandidatët për zgjedhjet bashkiake janë kandidatë për burg”, tha lideri i opozitës në protestë.

Protesta drejtpërdrejt

Të fundit