Flash News

KRYESORE

Basha: Kastriot Gramshi nuk do ia hedhë. Kush është gjyqtari i dosjes “Babale”?

Kastriot Gramshi është gjyqtari i çështjes për dosjen 'Babale'. Gramshi dhe dy prokurorë kanë vendosur të kalojnë për gjykim dosjen ‘Babalja’, me të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe Jetmir Olldashin për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

Kush është Kastriot Gramshi?

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në vitin 2018, nisi hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Kastriot Gramshin, pasi ky i fundit kishte dhënë vendim për ekstradimin e  të ashtuquajturit “financieri” i Habilajve, Nezar Seiti për në Itali.

Seiti është një ndër 10 të pandehurit e grupit të Habilajve që hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, ashtu edhe nga prokuroria e Katanias në Itali.

Kastriot Gramshi, i cili për disa vite ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një emër që ka ngjallur debate të forta, por që sipas një vendimi të KLD-së, zuri një karrige në Gjykatën e Tiranës, që konsiderohet si gjykatë karriere.

Në vitin 2017, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur hetime për Kastriot Gramshin dhe 4 gjyqtarë të tjerë që kanë deklaruar prona dhe llogari bankare jashtë vendit.

Të fundit