Flash News

KRYESORE

Basha: Katër pikat për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi

Basha: Katër pikat për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar katër pikat e platformës, për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore.

Basha renditi dekriminalizmin e procesit zgjedhor, ku përfshihet edhe vettingu i politikanëve, sistemi i masave kundër shit-blerjes së votës, financimin e partive politike dhe teknologjia në zgjedhje.

“Dekriminalizimin e procesit zgjedhor ku përfshihet edhe vettingu i politikanëve edhe pastrimi i policisë së shtetit nga lidhjet me rkimin.

Sistemi i masave kundër shit-blerjes së votës e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE ODHIR për vitin 2017.

Shit-blerja e votës jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor që trajtohet nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por kërkon një sërë masash të tjera të cilat duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blejes së votës i cili ndodh tashmë jo javën e fundit, jo muajin e fundit por gjashtë deri në 12 muaj para zgjedhjeve.

Pika e tretë e platformës tonë parashikon reduktim të shpenzimeve të fushatës elektroale, financim shtetëror 100 përqind të procesit zgjedhor dhe të fushatës së partive. Kriminalizim të financimeve private. Kompani që financojnë parti politike dhe kandidat të përjashtohen nga përfitimi i tenderave, koncensioneve për një kohë të përcaktuar, masë që do të parandalojë korrupsionin dhe trajtimin preferencial të kompanive fituese të partisë fituese të zgjedhjeve në tendera dhe kncensione.

Së katërti, përdoimi i tekonologjisë në votim, identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik”, u shpreh Basha.

 

Të fundit