Flash News

KRYESORE

Basha: Katër vjet qeveria e Edi Ramës kapi të gjitha rekordet e zeza kriminale

Basha: Katër vjet qeveria e Edi Ramës kapi të gjitha rekordet e

Në fund të diskutimeve të sotme në Parlaent e mori fjalën edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili e nisi fjalimin e tij me historinë e sulmit të policisë nga elementët kriminalë në Elbasan. “Një bandë kriminelsëh ushtorn dhunë të hapur ndaj policisë. Policia heziton të përgjojë kriminelët. Pastaj mohon dhunën. Pyetja që ngre është, ku e gjen kurajon një grup banditësh të sulmojnë policinë? Përgjigjen e dinë të gjithë.  Rreziku me të cilën përballemi me krimin është rritur ndjeshëm. Si kjo ka dhejtra e qindra histori të tilla. Si shpjegohet që brenda 4 vjetësh, krimi u kthue në problemin kryesor, e kërcënim serioz për shumë vende të Evropë Perëndimore?  Shqipëria u kthye nga vnedi i sigurtë, ku qytetarët fituan të drejtën të lëvizinin lirshëm pa viza, sot në vendin që prodhon rrezik në vendet anëtare. Sot po diskutojmë marrëveshjen e ekstradimit me Mbretërinë e Bashkuar, që e konsideron hap të rëndësishëm për të sjellë para drejtësisë kriminalë.  Kjo marrëveshje do mbetet në letër për sa kohë që do jetë Edi Rama kryeministër. Nuk ka asnjë problem me drogën, se e ktheu Shqipërinë në parjasë të drogës. Ekonomia e Shqipërisë u kthye në ekonomi të drogës. Asnjë investim, asnjë vend i ri pune. Prodhimi kryesor u bë prodhimi i drogës. Eksporti kryesor u bë droga e krimi. Funksioni kryesor i sistemit financiar u bë pastrimi dhe ricklimi i parave të pista të drogës. Në katër vite kapi të gjitha rekordet e zeza rë krimit. Inteproli e shpalli prodhuesin dhe furnizuesin kryesor të marijuanës në Evropë. U përcaktua si korridor kryesor i heroinës në Evropë. Departamenti Amerikan e futi në listën e vendeve krysore të pastrimit të parave të zeza. Po DA e përcaktoi si bazë operacionale të krimit të organizuar në Ballkan.

Ne do vazhdojmë të luftojmë pa kompromis të luftojmë drogën e krimi, por kërkojmë mbështetjen e njerëzve të thjeshtë.

Tani që gjithë Shqipëria dhe Evropa janë alarmuar, kryeministri po përpiqet të ndezë ndjesi antievropiane mes shqiptarëve duke u thënë se evropianët janë rracistë dhe si duan shqiptarët. Streha e fundit maskarallëkut është pseudopatriotizmi, kjo është streha më e fundit ku është strehuar Rama.

Ka dy arsye pse krimi shqitpar ka lulëzuar në Shqipëri dhe Evropë këto 4 vite, 1- lejimi i qëllimshëm i kultivimit të drogës në Shqipëri….

Të kërkoj ty sot Edi Rama ta nisësh luftën kundër krimit duke marrë disa masa të thjeshta, por qe kane domethenie te madhe.

Largo Gramoz Rucin dhe Fatmir Xhafën, kërko menjëherë shakrimin e Qazim Sejdinit. Bëj publike listën e gjithë personave në administratëe që kërkohen nga INTERPOL dhe kërko arrestimin e tyre. Por këto ti nuk do ti bësh dhe as nuk ke ndërmend t'i bësh.

 

 

Të fundit