Flash News

KRYESORE

Basha kërkesë Donald Lu-së: Ka ardhur koha të flasësh me emra

Basha kërkesë Donald Lu-së: Ka ardhur koha të flasësh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkuar nga ambasadorët e huaj në Tiranë që të fillojnë dhe të flasin me emra sa i përket lidhjeve të politikanëve me kriminelët. Ndonëse nuk e përmendi me emër, deklarata e Bashës dukeshim i drejtohej ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili është i vetmi që ka folur për klane mafioze në Shqipëri.

Nëse politikanët e lidhur me krimin nuk denoncohen me emra, atëherë kjo nuk i shërben Shqipërisë mendon Lulzim Basha.

“Tani aktorët ndërkombëtar duhet të flasin me emra për lidhjet e politikanëve me kriminelët. Opozita ka folur për këtë. Ashtu siç thash, këto familje janë hiç asgjë pa mbështetje politike. Nuk ka faktor ndërkombëtar që të vijë dhe të thotë hapu se ti nuk i arreston dot e do i arrestoj unë. Këtë nuk e zgjidhin dot 10 agjentë. Kjo është luftë e qeverisë shqiptare. Faktori ndërkombëtar që ka filluar të flasë me fakte konkrete, të vërë pikën mbi ‘i’, cilët janë politikanët e lidhur me krimin. Kujt politikanëve i shërben krimi dhe këto klane mafioze. Nëse nuk bëhet kjo atëherë nuk i shërbehet Shqipërisë”, tha Basha.

Kryeopozitari theksoi se do të vijojë me denoncimin e lidhjeve të politikanëve me krimin, ndërsa kërkoi nga prokuroria dhe policia të nisin hetimet për këto denoncime.

Të fundit