Flash News

KRYESORE

Basha kërkon shpërblim për punonjësit e policisë: Pas mjekëve, janë ndër më të rrezikuarit

Basha kërkon shpërblim për punonjësit e policisë: Pas

Kreu i PD, Lulzim Basha është bashkuar me thirrjen e Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Sipas Bashës, pas mjekëve, punonjësit e policisë janë ndër më të rrezikuarit nga Covid-19, pasi janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

“Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit