Flash News

KRYESORE

Basha: Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të bëra mbrëmjen e sotme nga kryeministri Edi Rama gjatë emisionit ‘përballë’ në RTSH.

Në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se nuk do të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën dhe se detyra e tij është largimi i Ramës   nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë.

“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD  është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, shkruan Basha.

Të fundit