Flash News

KRYESORE

Basha: Koha që jo thjesht ta largojmë Ramën, por edhe ta ndëshkojmë

Basha: Koha që jo thjesht ta largojmë Ramën, por edhe ta

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se tani është koha që jo vetëm duhet larguar qeveria e kryeministrit Edi Rama, por edhe ndëshkuar me vënien para drejtësisë.

Basha tha se ndëshkrimi i kryeministrit Rama dhe atyre që i quajti shërbëtorët e tij “është parakusht që vendi të ecë përpara”.

Kryedemokrati përmendi se edhe mediat e institucionet europiane po flasin me mesazhe të qarta pas asaj që ndodhi me teatrin kombëtar.

“Edhe në media europiane edhe  institucionet europiane kanë folur sot dhe dje me mesazhe shumë të qarta. Eshtë e dhimbshme që të humbë një sakrificë e tillë  Eshtë e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu. Dhe jam dakort  që ky është një çmin shumë i lartë për t’u paguar, për të ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar Bashkimin Europian që kemi te bëjmë me një autokraci, me një kakistokraci. Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’I ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’I ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar”, tha Basha.

Të fundit