Flash News

KRYESORE

Basha komenton largimin e prokurorëve nga Arta Marku

Kryetari i Partisë Demokratike tha se largimi i prokurorëve nga kryeprokurorja e përkohshme është një ushtrim i mirëorganizuar të cilin opozita e ka paralajmëruar.

Basha u shpreh se e gjitha kjo ka synim që të mbrojë Edi Ramën.

“Largimi i prokurorëve është një ushtrim I mirëorganizuar nga të gjithë personat që e dinë se janë të implikuar në afera kriminale për të ndalur drejtësinë. E gjitha kjo që po ndodh ka një synim të mbrojë Edi Ramën. E kemi paralajmëruar dy muaj më parë. Nga e dija unë këtë? Sepse historia botërore nuk ka rrugë tjetër sepse kështu sillen politikanët e korruptuar kur u ngushtohet laku”, deklaroi Basha për Syri.net

Të fundit