Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Basha komenton marrëveshjen për "Reformën Zgjedhore": Garantojmë shqiptarët se do kthehet liria e votës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në konferencë për shtyp një ditë pas paktit të parë të palëve për "Reformën Zgjedhore". Në fjalën e tij në këtë konferencë, Basha ka garantuar shqiptarët se ky është vetëm fillimi i betejës.
“Falenderim të thellë për Bundestagun gjerman, SHBA dhe BE, në veçanti për ambasadorin britanik mes të cilit u vu në lëvizje mekanizmi që çoi në plotësimin e tre kërkesave të opozitës. Jam këtu për të garantuar shqiptarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer, rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës të kthejë mundësinë që çdo shqiptar të vendosë qeverinë që do, kryebashkiakët që do, parlamentin që do e t’i shkarkojë ata me votë të lirë si në çdo vend evropian. Nuk bëhet beteja as për karriget tona, as për fatet tona politike, i dogjëm mandatet për të treguar se demokracia ishte në grahmat e fundit, sakrifica e mandateve të djegura solli atë që çdokush e konsideronte të pamundur, vetëdijesimin e perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë,”- tha Basha.